Greta Koçi ka festuar dje ditëlindjen e saj dhe duhet ta pranojmë së është goxha larg 16-vjetorit të famshëm. Këngëtarja ka mbushur plot 28 vite dhe në mesnatë ka marrë një surprizë fantastike nga motra e saj. Eni e ka surprizuar Gretën me një kuti të madhe me trëndafila të kuq, shampanjë e plot ëmbëlsira të tjera.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!”,- ka shkruar Eni në foton ku Greta përveçse e surprizuar duket edhe në super formë.