Vitet e fundit jemi mësuar ta shikojmë Greta Koçin pothuajse me të njëjtin ‘look’, gjithmonë me flokë të zeza të hedhur në një anë ose me një ndarje në mes. Greta nuk preferon të eksperimentojë shpesh, por duket se këtë herë ka vendosur t’i bashkohet një trendi.
Ajo ka prerë flokët e saj me baluke dhe me gjatësi deri në pjesën e shpatullave.Një pjesë e madhe e vajzave të showbiz-it kanë zgjedhur t’i stilojnë flokët në këtë formë dhe duhet thënë se ngjajnë vërtet shumë stil. Në fakt për Gretën nuk është hera e parë që i pret flokët me baluke, sepse disa vite më parë këngëtarja bëri të njëjtën zgjedhje.