Greta Koçi flet për lidhjen e Enit me Gencin: Pro apo kundër?

Showbiz

greta eni
Pasi e bënë publike lidhjen e tyre, tashmë nuk kanë të sosur komentet mbi lidhjen e Eni Koçit dhe Genc Prelvukajt. Çifti i famshëm shfaqen më të lumtur se kurrë dhe mesa duket ka edhe harmoni në familjen Koçi me ardhjen e dhëndrit të parë në shtëpi. Pasi Genci deklaroi disa ditë më parë se ka marrëdhënie shumë të mira me prindërit e Enit, është radha e kunatës, Gretës për të treguar si i ka raportet me Gencin.

4444 1488298318 4685196 1

Në një intervistë Greta ka treguar se me kunatin gëzon raporte të shkëlqyera dhe se ka qenë një mbështetëse e madhe e lidhjes së tyre që prej fillimit.“Unë kam raporte shumë të shkëlqyera me Gencin. Jo vetëm unë, edhe prindërit e duan shumë, edhe ai po shumë. Kam qenë që në fillim pro lidhjes, e kam dashur gjithmonë. Ai është shumë i edukuar, i dashur. Jam e lumtur për ta dhe uroj që të plaken së bashku”,-është shprehur Greta.