Kur një artist pranon ftesën e organizatorëve për të performuar diku, sigurisht që ‘sfida’ është që të vijnë sa më shumë publik, e mandej kjo përkthehet në sukses e të ardhura për këngëtarin. Pra makthi i një këngëtari është të mos i vijë publiku në koncert!Por pritshmëritë jo gjithmonë shkojnë ashtu siç artistët apo organizatorët do të dëshironin, pasi ndonjëherë ka edhe surpriza (jo të këndshme).Këngëtarja Greta Koçi ka rrëfyer një ngjarje që i ka ndodhur disa vite më parë në një koncert në Zvicër.Presupozohej se bëhej fjalë për një super organizim e jo më kot ishin zgjedhur disa prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare për të bërê koncertin ‘gjigand’, që duket se vetëm i tillë nuk ka rezultuar.
“Kemi qenë një herë në Zvicër, u bënë disa vite dhe kam qenë unë, Elita 5, Zanfina, Shkurte Fejza, Manjola Nallbani. U bë koncerti në një pallat sporti. Por në atë kohë secili nga ne mund të mblidhte 2 mijë vetë në një diskotekë tjetër të famshëm. Por të gjithë bashkë mblodhëm 10 vetë. Ishte bërë një super organizim dhe ne thamë këtu do bëhet nami. Organizatori i koncertit u zhduk dy-tre orë. U shqetësuam shumë dhe kur erdhi ai, e pyetëm, si qe puna? Këtu tha, para 2-3 vitesh ka kënduar një grup i famshëm roku dhe rinia kanë pr.erë da.marët dhe ky vend është mbushur dhe mbahet si vend i keq. Ai nga ajo kohë nuk bëri më kurrë koncerte.”, ka treguar Greta Koçi episodin e çuditshmëm në karrierën e saj.