Futbollisti i njohur Granit Xhaka, njihet për stilin e tij mjaft chic. Nëse shikoni profilin e tij në Instagram, mos prisni të gjeni foto vetëm me rroba sportive. Fakti që është futbollist, nuk do të thotë që nuk mund të ndjekë modën apo jo?
Por, përveç veshjeve, një tjetër detaj që bie në sy janë aksesorët që ai përdor. E mesa duket, shijet e tij në këtë sektor janë mjaft të rafinuara. Në foton e fundit, ai shihet me një orë Rolex e cila kap vlerën e 30 mijë eurove dhe me një unazë Bulgari e cila kushton 9.250 euro. Mesa duket, lojtari i Arsenalit nuk ia kursen vetes luksin e merituar.