Të dashuruar në serial, por çfarë mendojnë për njëri-tjetrin dy aktorët e njohur?

Zonja Fazilet dhe te bijat

alpokaka
Alp Navruz, i njohur nga “Zonja Fazilet dhe të bijat” po korr sukses të madh me serialin e ri “Elimi Birakma” ku interpreton në krah të Alina Boz. Në serial, ata janë një çift i dashuruar por cili është mendimi i tyre për njëri-tjetrin?
Alp: “Njihesha me Alinën para këtij projekti. Në punën tonë nëse nuk përfshihen ndjenjat në mes, nuk mund të marrësh atë që dëshiron. Besoj se kemi një energji të mirë sëbashku.”

Alina: “Kur e njeh një njeri, i njeh aktrimin dhe sjelljen e tij, prandaj është më e thjeshtë të
punosh me të… Është shumë e rëndësishme energjia që ke me partnerin.”