«Nëse do të isha grua, do të isha bërë lesbike» ka qenë kjo përgjigja që i dha Caglar Ertugrul një prej ndjekësve të tij. Aktori i njohur po i përgjigjej disa pyetjeve në kanalin e tij në YouTube kur një nga ndjekëset e pyeti se nëse do të ishte grua, cilat veçori të saj do të zgjidhte.
Aktori i njohur i “Zonja Fazilet dhe të bijat” u përgjigj se do kishte zgjedhur të ishte lesbike, pasi meshkujt nuk arrijnë kurrë t’i kuptojnë femrat.
Caglar Ertugrul ka lindur më 5 Nëntor 1987 në Izmir. Edhe pse studimet e larta i kreu për Inxhinieri Mekanike, karriera e tij u fokusua në aktrim. Ndër rolet e tij në teatër përmendim “Romeo dhe Zhulieta”, “Yobaz”, “Les” etj. Ndërkohë, serialet ku Caglar është shfaqur janë “Kurt Seit dhe Sura”, “Medcezir”, “Zonja Fazilet dhe të bijat” etj.