Serialet turke janë sot ndër më të preferuarit nga publiku nga e gjithë bota. Ata kanë kaluar kufinjtë e vendit të tyre duke mbërritur tashmë edhe në kontinente të tjera. Kujtojmë këtu se seriali “Dashuri e pafund” u ble edhe nga televizione në Kili apo Argjentinë, vende të cilat janë njohur gjithnjë për prodhimin e telenovelave.
Suksesin e radhës e ka prekur seriali i mirënjohur “Zonja Fazilet dhe të bijat”! Historia e Faziletit ambicioze dhe dy vajzave të saj modeste ka mbërritur në Kazakistan. Ky serial është një prodhim i Avsar Film në Turqi dhe aktualisht vazhdon transmetimet çdo të enjtë në ekranin e Jolly HD në Tring.