E mbani mend Seda nga «Dielli i dimrit»? Aktorja e njohur është në një lidhje dashurie me Alp Nevruz, aktorin e njohur si Sinan nga « Zonja Fazilet dhe të bijat». Thuhet se çifti është ende në fazën e njohjes por janë parë shpesh në shoqërinë e njeri-tjetrit.
Basak Parlak ka lindur ne Izmir dhe është diplomuar në Fakultetin e Arteve të Bukura, në Universitetin “9 Shtatori”. Në vitet 2014 – 2015 ka spikatur me rolin e Senihasë, në serialin “Nuse në arrati”. Ka luajtur në si “Gratë e ditës së takimeve”, “Jeta vazhdon”, “Sekrete të vogla”, “Nga fillimi”, “Bregu Evropian” dhe “Shtriga fillestare”.
Edhe Alp Navruz numëron disa role në “Ceberrut”, “Jetë”, “Zonja Fazilet dhe të bijat”. Sipas shtypit turk, aktori është një djalë shumë romantik, i dhënë pas letërsisë dhe poezisë. Kjo lidhet edhe me studimet e tij të larta. Alp ka përfunduar universitetin për “Gjuhë dhe letërsi turke”. Shpesh shkruan poezi.