Ömrüm Nur Çamçakalli ju kujtohet të gjithëve për prapësitë e saj në “Dhoma 309”. Aktorja e vogël solli shumë bukur në këtë serial një rol vërtet të veçantë. Krejt ndryshe, ajo u shfaq në “Zonja Fazilet dhe të bijat”.
Megjithatë, nuk ka përfunduar me kaq. Këtë vit, ajo është bërë pjesë e kastit të serialit “Ruzgar”, një projekt që është zhvillluar paralelisht me “Zonja Fazilet dhe të bijat”.
Ömrüm është vetëm 8 vjeç! Ajo ka lindur në 03.05.2010 në Stamboll. Aktualisht, ajo është ende në shkollën fillore. Roli i parë ju besua kur ishte ende 6 vjeç. Vogëlushja është gjithashtu shumë aktive në rrjetet sociale ku numëron rreth 128.000 ndjekës.