Më tradicionale se askush, aktorja e «Zonja Fazilet dhe të bijat» fejohet sipas zakoneve

Zonja Fazilet dhe te bijat

denizafemihe
Kishin premtuar dasëm këtë vit dhe me sa duket e kanë lënë për muajt e verës. Dje hodhën hapin e parë drejt saj. Bëhet fjalë për aktoren 27-vjeçare Deniz Baysal dhe këngëtarin 35-vjecar Baris Yurtcu. Ata kanë bërë një fejesë shumë tradicionale ku sigurisht nuk mund të mungonte riti i kafesë turke.

-640-0-5bdf0bf168693.png

Nusja e përgatit, ia shërben bashkëshortit dhe të gjithë presin reagimin nëse atij i pëlqen apo jo.

-640-0-5bdf0a1695dc1.png

Ata nuk kanë nguruar t’i ndajnë me ndjekësit këto momente kaq të veçanta për ta. Ai që binte tepër në sy ishte dhe fustani shumë i vecantë i aktores turke.

-640-0-5bdf0a418cf3d.png

Ajo kishte zgjedhur një fustan të bardhë me qëndisje që nxirrnin në pah feminilitetin e saj dhe i tregonin linjat perfekte.