Në episodet e javës që shkoi në “Zonja Fazilet dhe të bijat”, dy personazhet Hazan dhe Jagiz kaluan një situatë vërtetë të frikshme. Kurthi i ngritur nga Kerime bëri që dy të rinjtë t’i varrosnin për së gjalli. Është një skenë vërtet e frikshme e serialit por si ishte për dy aktorët të cilët e interpretuan?
Aktorja e njohur si Deniz Baysal ka qenë shumë e traumatizuar pas xhirimit të këtyre skenave. Ashtu si personazhi që ajo interpreton ishte në gjendje të rënduar psikologjike pas kësaj ngjarje, edhe vet aktorja ndihej njësoj. Ajo ka rrëfyer se kanë bërë shume dubla për të gjithë skenën pasi ajo ishte vërtet e frikësuar.
“Nuk kishte asnjë problem deri sa pash varrin e hapur. E dija që këto skena ishin një sfidë për mua, por prezenca e një varri të hapur më shkaktoi marrje mendsh dhe një gjendje aspak të mirë. Kam bërtitur shumë kur hyra në të, kam dalë disa herë jashtë për t’ju rikthyer skenarit derisa më në fund e realizuam. Ishte shumë e vështirë për mua, mund të them se ishte shumë e traumatizuar” – është shprehur Deniz.
Ju kujtojme që “Zonja Fazilet dhe të bijat” vjen në ekranin e Tring të enjten dhe të premten në orën 21:00 në Jolly HD.
Lexo gjithashtu: Një tjetër incident në serialin ku interpreton Alp Navruz, ndryshon skenari