Aktorja e njohur e serialit “Zonja Fazilet dhe të bijat”, Deniz Baysal është fotografuar ditën e djeshme në krah të të dashurit të saj, Baris Yurtcu. Aktorja dhe këngëtari i njohur kanë më shumë se një vit në një marrëdhënie me njëri-tjetrin.
Ndër të tjera pyetje, gazetarët nuk harruan t’i ngacmojnë ata në lidhje me një martesë të ardhshme.
“E kemi menduar edhe martesën por ende nuk kemi vendosur asgjë” – tha Yurtcu.
“Ndërsa unë si çdo vajzë tjetër, jam në pritje të një propozimi. Dikush që shkruan kaq këngë të bukura, duhet të dije edhe të organizojë një surprizë romantike” – ka thënë Baysal.
Pages: 1 2