Deniz Baysal, aktorja e njohur si Hazan nga “Zonja Fazilet dhe të bijat” ka festuar më 8 prill ditëlindjen e saj. Në një festë të organizuar nga i dashuri i saj dhe miqtë më të ngushtë, Deniz ka fryrë qirinjtë e tortës. Ajo mbushi 28 vjeç.
E veçanta e kësaj ditëlindje ishte edhe dhurata që ajo mori nga miqtë e saj, një kupë Oscar-i me mbishkrimin “Aktorja më e mirë femër”. Ndoshta një ditë kjo bëhet e vërtetë apo jo?
Në fotografitë e ndara në rrjetet sociale, aktorja duhej shumë e lumtur dhe falenderonte përzemërsisht të gjithë miqtë e saj e në veçanti të dashurin Baris Yurtcu.