Aktorja e «Zonja Fazilet dhe të bijat» vjen me një rrëfim intim!

Zonja Fazilet dhe te bijat

fazileti
Afra Saracoglu, një nga aktoret kryesore të serialit “Zonja Fazilet dhe të bijat” së fundmi ka dhënë një intervistë për një revistë turke. Si rrallëherë, ajo ka folur hapur për çdo temë për të cilën është pyetur, pa u shmangur aspak as pyetjeve delikate. Një nga gjërat për të cilat ishin më kuriozë të gjithë, është pikërisht lidhja e saj. E pyetur sesi po shkojnë gjërat në jetën personale, Afra ka thënë:

afra saracog 222621UP

” Shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha, jemi shokë të ngushtë. Sigurisht që lidhja emocionale është shumë e rëndësishme, por për mua një nga gjërat kryesore është që partneri të jetë gjithashtu një shok shumë i mirë. Lidhja kërkon mirëkuptim, respekt dhe bashkëpunim. Për mua është e rëndësishme që një lidhje të ketë zhvillim të kujdesshëm dhe gradual, nuk jam aspak pro lidhjeve që nisin si një çmenduri dhe më pas shuhen krejt papritur.Mendoj se ndjenjat gjithmonë të gënjejnë, prandaj preferoj të përdor fillimisht llogjikën në çdo vendim që mar, e më pas t’i shtoj llogjikës ndjenjat.”

afra saracog 222622PS