Deniz Baysal është ankuar për serialin «Zonja Fazilet dhe të bijat». Sipas aktores, puna është aq intensive sa thujse nuk i lë hapësirë për asgjë. E fotografuar në krahët e të dashurit të sah Baris Yurtu, aktorja ka ndarë me gazetarët këtë shqetësim të saj.
“Po punojmë vërtet shumë dhe seriali ka qenë shumë i ngarkuar. Është një përiudhë në të cilën jam shumë e zënë” – ka thënë aktorja e cila interpreton si Hazan.
Kujtojmë se «Zonja Fazilet dhe të bijat» e ndiqni çdo të enjte në Jolly HD në Tring.