Alp Navruz, aktori i njohur i serialit “Zonja Fazilet dhe të bijat” së fundmi është duke u përballur me një akuzë nga producenti Sukru Avsar. Sipas Sukru, ai e ftoi aktorin në projektin e tij të fundit, duke i besuar rolin kryesor. Pasi kishte lexuar skenarin, Alp kishte pranuar të launte rolin që i ofruan dhe shumë shpejt pritej të nisnin xhirimet. Alp Navurz ka një kontratë 5 vjeçare me producentin, të cilën nuk e paska respektuar. Pavarësisht kontratës, Alp ka vendosur në moment të fundit të refuzojë rolin, duke i kushtuar kështu kompanisë menaxhuese plot 70 mijë dollarë dëme.
Roli i tij më pas i kaloi një tjetër aktori. Megjithatë, Sukru kërkon një dëmshpërblim prej 100 mijë dollarësh, për shkak të pengesave që i ka sjellë mosrespektimi i kontratës nga ana e Alp Navruz si dhe vonesat që sjellja e tij ka shkaktuar në zhvillimin e projektit. Burime pranë aktorit kanë treguar se ai është mërzitur tejmase nga kjo situatë, megjithatë deri tani nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me këtë çështje.