Afra Saraçoğlu ka lindur më 2 Dhjetor 1997 dhe aktualisht është 20 vjeç. Afra ishte një zbulim i aktorit Ozcan Deniz, i cili pasi e spikati nga rrjetet sociale, i ofroi asaj një rol. Shfaqja e parë e aktores ishte në serialin “Ikinci Sans”. Më pas, ajo interpretoi në “Kotu Cocuk” në krah të Tolga Saritas. Roli i fundit i Afras është në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat” në vitin 2017.
Edhe pse Ozcan e përzgjodhi për një rol, marrëdhënia mes tyre nuk ishte vetëm kaq. Pas një bashkëpunimi në një projekt, mediet nisën të shkruanin për një lidhje të mundshme dashurie mes dy aktorëve. Ndër të tjera, ata theksonin diferencën e madhe në moshë mes tyre. Në atë kohë, Afra ishte vetëm 19 vjeç ndërsa Ozcan 44. Megjithatë, duhet thënë se këto thashetheme rezultuan të pavërteta.