Aktorët e njohur të serialit “Trumcaku” u martuan në qershor të këtij viti. Para ceremonisë së tyre martesore, ata jetonin bashkë në një apartament në Istinye, i cili ishte në pronësi të aktores. Por kjo nuk do të jetë më shtëpia e tyre sepse çifti ka marrë me qira një një vilë të mrekullueshme me 4 kate, një kopsht të madh dhe një pishinë në Beykoz.
Sipas gecce.com, shifra që çifti do të paguajë çdo muaj për atë arrin deri në 15.000 pound. Ata do të zhvendosen atje në ditët në vijim.
Momentalisht, Burak dhe Fahriye kanë përfunduar arredimin e të gjitha dhomave.
“Gjithmonë kam ëndërruar të jetoj në një vilë me kopsht dhe Burak ma bëri këtë surprizë. Jam shumë e lumtur” – ka thënë aktorja e njohur.