Burak Ozcivit po tregon kujdesje maksimale për bashkëshorten e tij Fahriye Evcen. Së fundmi, aktori ka shitur makinën luksoze dhe shumë të shpejtë të Evcen dhe në vend të saj ka blerë një tjetër për të cilën ka punësuar edhe një shofer. Shtypi turk shkruan se e gjitha kjo është bërë për siguri më të lartë të aktores dhe fëmijës që pritet të lind. Fahriye tashmë nuk i jep më vet makinës por shoferi i saj është aty për çdo kërkesë të aktores.