Aktori i njohur turk, Burak Özçivit, prej pak kohësh ka nisur xhirimet për serialin e ri ‘Can Feda’. Vazhdimisht, ai i ka ndërprerë xhirimet për shkak të problemeve me shëndetin.
Siç shkruajnë mediet turke, Burak Özçivit, i njohur për rolin e Kemalit në serialin “Dashuri e pafund”, vuan nga hemorroidet dhe shumë shpejt do t’i nënshtrohet operacionit. Për shkak të seteve të njëpasnjëshme për seritë e radhës, operacioni është shtyrë.
Doktori i Burak Özçivit ka përgatitur një listë të veçantë më kura trajtuese, si edhe me dietën që duhet të ndjekë aktori gjatë kësaj kohe. Bashkëshortja e Burak, Fahriye Evcen, ia përgatit vetë vaktet aktorit. Gjatë kësaj periudhe dieta e caktuar nga mjeku është e pasur me fibra, bukë integrale dhe fara kungulli.
Burak do të kryejë operacionin sapo të mbarojnë xhirimet e ‘Can Feda’.