Sipas HT Magazin, xhirimet e filmit “Can Feda” me protagonistë Burak Ozcivit dhe Kerem Bursin janë pezulluar. Shkak për këtë është bërë moti i keq. Xhirimet në Eskisehir të cilat priteshin të zgjasnin rreth 4 javë janë shtyrë për një moment të dytë.
Të gjithë fansat e dy aktorëve duhet të presin edhe pak për t’i parë sërisht në ekran. Premiera e filmit e cila ishte parashikuar më 23 Shkurt 2018 do të shfaqet më 6 Prill.