Çifti i njohur i aktorëve Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen do të bëhen shumë shpejt prindër. Që pas këtij lajmi, kurioziteti i fansave dhe lajmet në portale janë shtuar aq shumë sa çdo veprim i çiftit komentohet nga të gjithë.
Megjithatë, nuk janë shtuar vetëm thashethemet për ta, por edhe ofertat. Mjaft revista prestigjoze në Turqi i kanë kërkuar çiftit ekskluzivitetin e fotove të fëmijës kur ai të lindë.
Së fundmi, një kompani veshjesh për fëmijë ka ofruar plot 4 milion lira turke që imazhi i markës së tyre të jetë bebi që do të vijë së shpejti në jetë. Edhe kësaj oferte, Burak dhe Fahriye i kanë thënë jo. “Fëmija jonë nuk do të përdoret për qëllime fitimi apo reklamimi” – janë shprehur ata.
Aktorja e njohur e “Trumcaku” pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në muajin prill.