Sipas gecce.com, aktorja Fahriye Evcen i ka thënë jo një sërë projektesh të cilta i janë propozuar.
Fahriye Evcen, aktualisht 31 vjeç dhe bashkëshorti i saj Burak Ozcivit, 32 vjeç, u martuan në Qershor të 2017 pas dy vitesh të lidhur së bashku. Pas dasmes, aktorja e njohur e “Lovebird-Trumcaku” ka marrë një sërë propozimesh të cilat i ka refuzuar të gjitha. Të kundërtën themi për Burak i cili sapo përfundoi xhirimet e “Vëllai im 2″dhe është në pritje të një roli tjetër.
Sipas shtypit turk, refuzimet e Fahriyes kanë ardhur për shkak se ajo do të dëshironte shumë të bëhej nënë. Madje edhe Burak i ka thënë miqve të tyre se Fahriye mezi po e pret momentin kur të sjellë në jetë fëmijën e tyre.