Lajmi se Fahriye Evcen është shtatzënë bëri që Burak Ozcivit, bashkëshorti i saj të derdhte lot gëzimi. Çifti i njohur aktualisht po kalon një periudhë të bukur në jetën e tyre. Teksa kanë bërë përgatitjet e para, ata gjithashtu kanë marrë një vendim: të mos kenë asnjë dado për fëmijën e tyre. Aktorja e njohur, momentalisht 2.5 muajshe shtatzënë ka thënë se ajo dhe Burak do të kujdesen vet kur vogëlushi i tyre të lindtë, pa kërkuar asnjë ndihmë. Deri sa të vijë ky moment, ne i urojmë aktores së “Trumcaku” shtatzani të mbarë!