Begüm Kütük ka lindur në Izmir dhe studimet e larta i përfundoi për Adminstrim Biznesi. Ajo doli e dyta në konkursin “Best Model of Turkey” në vitin 2001.
Një vit më vonë, ajo nisi karrierën si aktore në serialin Melek.
Gjithashtu, interpretoi në disa filma si Gecenin Kanatları, Romantik Komedi, Uygun Adım Ask etj. Roli i saj më i spikatur mbetet ai në serialin “Lovebird – Trumcaku”.
Begüm Kütük u shfaq edhe në “Kaderimin Yazıldığı Gün” së bashku me Ozcan Deniz.
Ajo është gjithashtu shumë e njohur në Greqi dhe Rumani ku ka marrë pjesë në disa programe televizive. Që nga viti 2010, është e martuar me Erdil Yaşaroğlu.