Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen janë dy emra shumë të njohur, madje nuk do të ishte aspak e ekzagjeruar nqs ju themi që janë çifti i preferuar i publikut shqiptar të cilët, tashmë mund t’i ndjekin dy aktorët në ekranin e Tring në serialin ”Lovebird-Trumcaku”. Çifti i mirënjohur, i cili kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë qershorin e këtij viti, tashmë janë të pandarë dhe marrin pjesë vazhdimisht në realizimin e spoteve të ndryshme publicitare në Turqi. Aktori simpatik, i cili theu zemrat e shumë vajzave me rolin e Kemalit në ”Dashuri e pafund” është shumë xheloz kur bëhet fjalë për gruan e tij bukuroshe dhe këtë detaj e ka zbuluar një foto e publikuar së fundmi në fanpage-in e Fahriyes. Ata po marrin pjesë në realizimin e një reklame, por ndihma që i ka dhënë asistenti Fahriyes nuk i ka pëlqyer aspak Burakut, i cili i ka dhënë një shikim aspak miqësor. Gjithsesi, sipas nesh ai është bukurosh edhe kur merr pamje pak ”më të egër”, po ju çfarë mendoni ?