Një tjetër aktor i njohur për ju bëhet sot pjesë e episodeve të «Lovebird-Trumcaku»

Trumcaku

calikusoaktori

Jemi njohur me të në serialin “Dielli i dimrit” ku interpretonte në krah të Asli Enver por sot do ta shohim në ekranin e Tring në rolin e Murat. Sukru Ozyildiz u bashkua kastit të “Lovebird-Trumcaku” në episodet finale të këtij seriali. Ai interpreton si Murat, babai i vajzës së vogël për të cilën kujdeset Ferideja, interpretuar nga Fahriye Evcen.

q1

Në episodet që do të ndiqni në Jolly HD, do të shihni se Murat bindet se Feride është mësuesja e duhur për vajzën e tij dhe tërhiqet prej tij, duke u kthyer kështu në kundërshtar për Kamranin, interpretuar nga Burak Ozcivit.

q1

“Që kur ky serial nisi e kam ndjekur, dhe ishte surprizë për mua të bëhesha pjesë e kastit të tij. Jam shumë i lumtur që u bëra pjesë e këtij projekti” – ka thënë Sukru. Roli i tij përfaqëson inspektorin e Ministrisë së Shëndetit, i cili do t’i trazojë disi jetët e dy personazheve kryesorë.

q1

Şükrü Özyıldızi ka luajtur rolin kryesor në serialin “Gënjeshtra të vogla të ëmbla”, rol per te cilin është komentuar shumë. Talenti i ri, 27 vjeçar, Şükrü Özyıldız, pasi fitoi të drejtën për të studiuar në Universitetin Teknik të Stambollit, ku studioi per një vit, u transferua në Universitetin EGE dhe i përfundoi studimet atje.

q1

Özyıldızi më pas nisi të interesohej për aktrimin dhe mori arsimin e duhur për këtë. Së fundmi, ai pati një përformacë të suksesshme me rolin e Efe, në “Dielli i dimrit”.

q1