U përfol para disa kohësh se modelja ruse Victoria Bonya pëlqente çdo foto të aktorit Burak Ozcivit dhe linte komente në to. Situata mori një tjetër përmasë pas martesës së Burak, pasi fansat nisën të shkruanin kundër modeles. Ata mendonin se Victoria po përpiqej të futej midis çiftit.
Ditët e fundit, pas të tjera pëlqimeve nga ana e modeles, fansat janë kthyer duke shkruar “Mjaft e përndoqe Burak, është i martuar me Fahriyen”. Nga ana tjetër, edhe modelja ruse është kundërpërgjigjur: “Pse interesoheni kaq shumë sa herë unë komentoj tek ky aktor. Është shumë e çuditshme!”
Nga ana tjetër, nuk ka patur asnjë deklaratë të çiftit Evcen – Ozcevit.