Ditët e fundit në krye të showbizit në Turqi ka qenë vetëm një lajm: kriza në martesën e Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen. Dy aktorët thuhet se po kalojnë një periudhë të vështirë në jetën e tyre pa bërë as një vit të martuar.
E pyetur në lidhje me këtë, aktorja e “Lovebird-Trumcaku” ka zgjedhur të tregohet e rezervuar duke folur vetëm për një aspekt të marrëdhënies së saj me Burak.
“Nuk kam dëshirë të bëhem nënë tani. Nuk e jetoj për këtë qëllim jetën time.”