Çifti i njohur Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen janë fotografuar së bashku me miqtë e tyre në Papermoon. Pasi pa praninë e shtypit aty, dy aktorët vendosën t’i përgjigjën disa pyetjeve. Së pari, Burak konfirmoi se me fqinjët e tij ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe lajmet në media kanë qenë të pavërteta.
Shtypi turk shkruante javën që lamë pas se fqinjët kishin pakënaqësi nga aktori i “Dashuri e pafund” për shkak të parkimit që zinin makinat e tij të shumta. Edhe Fahriye u përgjigj pyetjes së diskutuar mbi ndërhyrjen e saj estetike në mollëza. “Asgjë nuk është e vërtetë” – ka thënë ajo.