Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen janë fotografuar në Bebek ku gazetarët nuk kanë ngurruar për të intervistuar çiftin e njohur. Në lidhje me gjëndjen shëndetësore të babait të saj, aktorja ka thënë se tashmë ai është shumë mirë dhe jashtë rrezikut.
Megjithatë, diçka tjetër që ra menjëherë në sy ishin targat e makinës së çiftit ku dalloheshin shkronjat ‘FBA’. Menjëherë, u aludua se shpjegimi i shkronjave ishte F-Fahriye, B-Burak ndërsa A-shkronja e parë e fëmijës së çiftit.
“Jeni shumë të lezetshëm, por është e gjitha rastësi. Kur të vijë koha, patjetër edhe në do të bëhemi me fëmijë” – u shpreh duke qeshur Evcen.