Fillojnë përgatitjet e Fahriye dhe Burak për pritjen e bebit!

Trumcaku

tr fhry
Fahriye Evcen dhe Burak Ozcivit, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Siç e kemi thënë dhe më herët, shtatzënia për Fahriyen duket se nuk ishte dhe aq e thjeshtë. Ajo vendosi një sërë rregullash, të cilat sigurisht Burak duhej t’i zbatonte. Një prej tyre, ishte që ai të mos përdorte deodorant apo parfum pasi Fahriye kishte probleme me aromat e veçanta.

fahriye evce 093514DJ

Megjithatë, tashmë rregulli i ri është që secili prej tyre duhet të lexojë të paktën 10 libra për fëmijë, për të mësuar kështu sesi duhet të kujdesen dhe si të shmangin çdo problem me fëmijën e tyre. Burak nga ana tjetër, ka anuluar çdo udhëtim pune, apo event të planifikuar më herët, për të qëndruar pranë bashkëshortes së tij.Çifti gjithashtu kanë treguar se janë shumë supersticiozë, kështu që gjatë kësaj periudhe, daljet e tyre kanë qenë shumë të rralla pasi nuk duan që dikush t’i marrë “mësysh”.