Aktorja e njohur e “Lovebird – Trumcaku” është e njohur jo vetëm për talentin e saj por edhe për pamjen e jashtme. E cilësuar si një aktoret më të bukura në Turqi, ajo është zgjedhur imazh i disa kompanive ku një prej të cilave është ajo e një shampoje flokësh.
Sipas gecce,com, reklama ku shfaqet aktorja është duke u dhënë në vendet e Europës Lindore në të cilat interesi ka qenë i lartë.
Evcen ka thyer kështu kufinjtë e Turqisë jo vetëm nëpërmjet serialeve ku ka marrë pjesë por edhe nëpërmjet reklamave.
Kjo reklamë është transmetuar në më shumë se 10 shtete në të cilat përfshihet edhe Shqipëria.