“Muaj mjalti në sheshxhirim”, kështu kanë shkruar mediet në Turqi për Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen. Menjëherë pas dasmës së tyre, aktori i njohur i “Dashuri e pafund” nisi xhirimet e serialit “Vëllaim im 2”. Bashkëshortja e tij, aktorja protagoniste e “Lovebird-Trumcaku”, Fahriye Evcen nuk e la në asnjë moment Burakun vetëm.
Edhe gjatë premierës së filmit, pak ditë më parë, aktorja e talentuar u pa në krah të bashkëshortit të saj.