Aktorja e njohur Fahriye Evcen ka disa muaj që i ka munguar publikut me ndonjë film apo serial. 31 vjeçarja ka ardhur në ekran vetëm nëpërmjet reklamave për kompani të ndryshme. Sipas shtypit turk, bashkëshorja e Burak Ozcivit ka vendosur të bëjë pak pushim e ti kushtojë më shumë kohë vetes. Së fundmi, ajo ka vizituar Cape Toën në Afrikën e Jugut. Fotot e aktores në instagram kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente në shumë pak minuta.