Dy aktorët e njohur, Murat Boz dhe Burak Ozcivit kanë përfunduar xhirimet e filmit “Vëllai im 2”. Sipas shtypit turk, kudo ku produksioni ka xhiruar ka qenë e vështirë për shkak të numrit të madh të fansave të cilët kërkonin të takonin aktorët protagonistë. Edhe pse të angazhuar, Murat dhe Burak kanë qenë të gatshëm të flasin dhe të bëjnë fotografi me simpatizantët e tyre.
E tillë ka qenë edhe selfie e mëposhtme e cila, sipas gecce.com, ka marrë një numër rekord pëlqimesh dhe komentesh.