Burak Ozcivit ka një mesazh për të gjithë fansat e tij

Trumcaku

ozcnini

Aktori i njohur, Burak Ozcivit është shtruar para disa ditësh në spital për shkak të një dëmtimi që ai mori në këmbë gjatë xhirimit të filmit “Can Feda”. Duke qenë se të gjithë ishin të shqetësuar për gjendjen e aktorit, ai ka vendosur tu përgjigjet fansave me anë të një mesazhi në profilin e tij në instagram.

burak ozcivi 222114AC

“Mos u shqetësoni për mua. Jam mirë. Do të kthehem shumë shpejt në sheshxhirim. Ju faleminderit të gjithëve për mesazhet” – ka shkruar aktori.

burak ozcivi 221909AH

Fillimisht, Ozcivit është dërguar në spitalin e Eskisehir, aty ku po zhvilloheshin xhirimet. Ai kishte këputur ligamentet e këmbës dhe e kishte të pamundur ecjen. Më pas, aktori është dërguar në Stamboll ku gjendja e tij është stabilizuar. Për një muaj, Ozcivit nuk duhet të lëvizë dhe për këtë arsye xhirimet e filmit “Can Feda” janë ndërprerë.

burak ozcivi 221908NL