Sapo ka mbaruar së xhiruari reklamën e re me këngëtaren rumune Inna, Burak u përfshi në një sërë lajmesh rreth mënyrës sesi i kaloi ditët e punës me këngëtaren e njohur. Sipas lajmeve, bashkëshortja e tij, për shkak të xhelozisë, e ka shoqëruar atë çdo ditë dhe çdo moment në set. Ajo madje nuk e ka lejuar as që ta ndjekë këngëtaren në asnjë rrjet social.
Por, menjëherë pasi këto lajme qarkulluan, Burak është kujdesur t’i përgënjeshtrojë ato. Ai thotë se asgjë prej tyre nuk është e vërtetë dhe i ka thënë gazetarëve: “Vërtet i besoni këto gjëra? Ju më njihni, as nuk është e nevojshme të flas,” duke lënë të nënkuptohet se kjo gjë nuk mund t’i ndodhë kurrësesi aktorit të njohur.