Forumi “Kizlar Soruyor” (Vajzat pyesin) i ka drejtuar një pyetje anëtarëve të tij: “Cili nga meshkujt e famshëm të Turqisë bën më shumë atë që i thotë gruaja”.
56 % e atyre që iu përgjigjën kësaj ankete, zgjodhën Burak Ozcivit si personazhin më të famshëm turk që bën atë që i thotë gruaja.
Kenan Dogulu dhe Okan Kurt ndanë vendin e dytë pas aktorit Burak Ozcivit. Ndërsa në vendin e tretë doli Rustu Recber.
As në shpërndarjen meshkuj-femra nuk pati asnjë ndryshim rezultati.
56% e femrave që iu përgjigjën anketimit zgjodhën Burak Ozcivit, ndërsa meshkujt që zgjodhën të njëjtin personazh arritën në shifrën 57%.