Aktori i serialit ‘Trumcaku’, flet për fëmijërinë e tij të vështirë!

Trumcaku

celiloglu
Deniz Çelioglu është një ndër aktorët më të talentuar në Turqi. Ai ka luajtur në shumë telenovela apo filma, ndër to edhe serialin “Trumcaku” të trasmetuar në Tring. Mirëpo, përpara se të bëhej një aktor i kërkuar, Deniz ka kaluar një periudhë mjaft të vështirë në jetën e tij. Ai ka lindur në Bullgari dhe emigrimi ka qenë një nga gjërat më të vështira për të. Deniz ka qenë vetëm 3 vjeç kur familja e tij ka emigruar dhe çdo gjë që ka arritur, ia dedikon pikërisht asaj ngjarjeje të jetës së tij.

deniz

Për aktorin, fëmijëria nuk ka qenë aspak e bukur, madje gati nuk ka egzistuar pasi ka kaluar shumë trauma gjatë adaptimit të tij në një kulturë dhe vend të ri. Megjithatë, nuk harron të përmendë faktin se pikërisht kjo përvojë e vështirë, e ka shtyrë atë drejt aktrimit. Aktrimi ishte ndoshta e vetmja gjë, që e bënte Deniz të harronte për pak momente se ishte emigrant dhe se nuk i përkiste asnjë vendi.