20 vjeçarja i përlot të gjithë: «Më shëroi dashuria për Burak Ozcivitin»

Trumcaku

buravajza20

20 vjeçarja nga Izmiri i ka përlotur të gjithë kur deklaroi se Burak Ozcivit kishte qenë një motiv për të për të luftuar për jetën e saj. Aktori i kishte shkuar asaj për vizitë në spital ndërkohë që ajo kurohej për leucemi. Ata u takuan për herë të dytë në mbremjen gala të filmit “Vëllai im 2”.

1

Së bashku me dy koleget e tij në këtë film, Leyla Feray dhe Pinar Deniz, Ozcivit është takuar në një qendër tregtare të Izmirit me një adhuruesen e tij, 20 vjeçaren, Dunya Ozguc, dhe ky takim i ka bërë të gjithë të pranishmit të përlotën.
Vajza që kishte dy vite që luftonte me leuceminë, tha se aktori i famshëm e kishte ndihmuar që ajo t’i jepte kurajë vetes.

2

“Para se të takohesha me të, do të shkoja të bëja transplantin dhe dhoma ime ishte e mbushur me fotografitë e Burakut. Falë moralit që më ka dhënë Buraku, unë e munda sëmundjen time. Tani kam flokë, kam qerpikë, kam vetulla.”

3

Ndërsa Burak Ozcivit që u ndje i prekur nga fjalët e vajzës dhe u shpreh i lumtur se: “Pjesa më e veçantë e punës sonë është ajo që tha kjo vajzë. Pra, që është shëruar falë meje. A mund të ketë lumturi më të madhe se kjo?”.
Të gjithë personat e pranishëm përjetuan momente shumë prekëse në takimin e aktorit me Dunya, e cila e mundi sëmundjen e saj, sepse gjatë gjithë periudhës së trajtimit aktori Ozcivit i kishte shërbyer si një figurë për t’i ngritur lart moralin dhe inkurajuar.

4