Angelique Boyer, për plot 3 vite jetoi një lidhje shumë të bukur dashuria me regjisorin Jose Alberto Castro. Lidhje për të cilën, shumë persona ishin kundër, pasi çifti kishin diferencë shumë të madhe moshe me njëri-tjetrin. Aktorja madje për gati një vit, nuk ka folur me babain e saj, pasi ai nuk e pranonte lidhjen e tyre. Megjithatë, pavarësisht se çdo gjë shkonte perfekt mes tyre, përpara pak muajsh, ata i dhanë fund lidhjes.
“Ndarja jonë ka qenë një ndarje me shumë dashuri. Nuk ka pasur asnjë person të tretë në mes. Problemi ynë ishte koha. E di se do të ketë shumë spekulime, por të vërtetën e dimë vetëm ne të dy. Ai është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë. Për fat të mirë, gjithçka përfundoi ën kushte të mira dhe pa drama,” ka thënë aktorja.