Përfundon sot «Tre Anat», ja të papriturat që ndodhin në episodin final!

Tre Anat

3anat

Ana Lucía, Ana Leticia, dhe Ana Laura Alvarez Del Castillo, tre binjaket që do të mbahen mend gjatë jo vetëm për historinë e pazakontë por edhe për interpretimin e mrekullueshëm të aktores Angelique Boyer. ” Tre Anat” ka qenë një ndër serialet më të ndjekur në Tring dhe një nga më të pëlqyerit. Një histori e koklavitur, mbushur me intriga, vështirësi, dashuri, emocion. Jeni kurioz se si do të jetë fundi i personazheve tanë të dashur? Mos e humbisni sot në orën 19:15 në 3Plus.

treaas
Ramiro dhe Ana Laura kremtojnë martesën në kishë, në prani të miqve e familjarëve të mallëngjyer. Ana Letisia, në prag të çmendurisë, i provokon një infarkt gjyshes së saj dhe e lë të vdesë. Pasi mban peng të motrat dhe kërcënon t’i vrasë, Ana Letisia, me pistoletë në dorë, i rrëfen dashurinë e sëmurë xhaxhait të saj dhe i kërkon të arratisen së bashku. Si do të veprojë Mariano në këtë situatë absurde? Po Injaki a do t’ia dorëzojë Marselos djalin e tij? Ç’fund e pret Ana Letisian?

Lexo gjithashtu: Përfundon «3 Anat», ja cili është seriali që do të nis pas tij!