Nga mimika e fytyrës tek proteza e këmbës, Angelique Boyer tregon sekretet e Ana Laurës

Tre Anat

analauramepro

“Tre Anat” është një nga serialet që ka shënuar karrierën e aktores së njohur Angelique Boyer. Kjo sepse, nëse në serialet e tjera ajo ka sjellë vetëm një personazh, këtë herë ajo vjen me 3 role. Nga Ana Laura, tek Ana Letisia e më pas tek Ana Lusia, Angelique ka studiar me detaje këta personazhe për t’i interpretuar ata në formën perfekte.

Në një intervistë të saj, Boyer ka rrëfyer se ishte vërtet e vështirë për të, personazhi i Ana Laurës. Jo vetëm për shkak të karakterit aq të ndryshëm nga ai i aktores, por edhe për shkak të protezës në këmbë që duhet të mbante gjatë gjithë kohës.

tres veces ana angelique boyer.jpg

A ishte i vështirë roli i Ana Laurës?

Interpretimi i rolit të Ana Laurës ishte i vështirë për shkak të protezës, por edhe të parukës që duhet ta mbaja gjithë kohën. Nga ana tjetër, kishte të mirat e veta, sepse ajo rrinte gjithmonë e veshur dhe e mbuluar mirë, ndryshe nga Ana Letisia që vishej me dekolte, me funde të shkurtra, me taka, me veshje provokuese gjatë gjithë kohës. Kështu jemi ne femrat.

99868f5fb008a46581b63dffaea7ade2

Si ta vendosnin protezën, që të dukej aq reale në transmetim?

Ishte porositur një protezë e mirëfilltë, të cilën shpresoj që ta dhurojmë së shpejti. Kur proteza nuk dukej, vendosja një takë 1.5 centimetra te këmba pa protezë, që të ecja në mënyrë të çalë. Kur përdornim protezën e plotë dhe këmba ortopedike ishte e dukshme, unë e përthyeja këmbën dhe e vendosnim protezën te gjuri.
Më erdhën në ndihmë disa faktorë për të interpretuar personazhin e Ana Laurës, gjithmonë përkulesha dhe mbështillesha rreth vetes, ose zbusja tonin e zërit, pasi unë vetë shquhem se flas me zë të lartë.

U kërkova të gjithë kolegëve në sheshxhirim që të kishin durim me mua, sepse nuk është e lehtë të interpretosh personazhe që vuajnë dhe me t’u ndërprerë xhirimet ti të hidhesh pupthi nga gëzimi apo të rendësh diku për të ngrënë. Jo, unë nuk mundem, jam shumë e përqendruar dhe vazhdoj të qëndroj në rol. Nëse do të merrem dhjetë muaj me një projekt, i përkushtohem çdo ditë punës sime. Pasi mbaroj shkoj me pushime, por kur jam duke punuar, përqendrohem plotësisht dhe fus në punë ndjesitë dhe emocionet. Nuk përdor truke, më pëlqen të punoj me mimikën dhe gjuhën e trupit. Ndaj, shpeshherë më kanë parë të mërzitur gjatë xhirimeve.

cifti anat

Lexo gjithashtu: 

Protagonistët e serialit ‘Tre Anat’ flasin hapur: Martesa? Nuk është prioriteti ynë!