Aktori i njohur Sebastian Rulli ka ndërmarrë një udhëtim me motorr së bashku me një grup miqsh. Ai po realizon atë që mund të quhet ‘udhëtimi i ëndrrave’ duke qenë se aktori kishte prej një viti që e planifikonte këtë udhëtim. Do të jenë 10 ditë në dispozicion për aktorin dhe miqtë e tij për të parë disa vende si Denver, Casper WY, SD Rapid City etj. Para se të nisej, Rulli ka ndryshuar gjithashtu pamjen e tij, duke e lyer mjekrën ngjyrë të bardhë.
Bashkëshortja e Rullit, aktorja e njohur Angelique Boyer nuk ka mundur ta shoqërojë atë në këtë udhëtim duke qenë se eshte me xhirimet e “Contracara”. Megjithatë, çifti i njohur i serialit “Tre Anat” nuk ka ngurruar për të shprehur në rrjetet sociale se sa shumë i mungojnë njëri-tjetrit.
“E kupton që është dashuri kur zgjohesh në shtatin tënd por zemrën e ke diku tjetër” – shkruan Boyer në foton e shpërndarë në instastory.