Angelique Boyer dhe Sebastian Rulli, 5 fakte që nuk i dini për çiftin e njohur

Tre Anat

5anats

Angelique Boyer dhe Sebastian Rulli janë një nga çiftit më të dashura meksikane. Ata konfirmuan dashurinë e tyre në shtator të vitit 2014 dhe që atëherë shihen kudo bashkë.

aq6

Edhe pse i ndiqni çdo ditë në Tring në serialin “Tre Anat”, me siguri këto 5 fakte nuk i dinit për ta.

aq6

1. Seriali i parë që dy aktorët luajtën së bashku ishte “Teresa” në vitin 2010. Edhe pse që në atë kohë u vu re lidhja e veçantë mes tyre, për dy aktorët ishte thjesht një punë dhe e konsideronin njëri-tjetrin si kolegë e asgjë më shumë.

aq6

2. Babai i Angelique ishte kundër lidhjes së saj me producentin Jose Aberto Castro për shkak të diferencës së tyre në moshë. Boyer ishte në atë kohë 25 vjeç ndërsa Castro 53. Ata nisën lidhjen e tyre në vitin 2011 pas përfundimit të xhirimeve të “Teresa” por u ndanë në vitin 2014.

angelique boyer guero cast a

3. Në kohën që Boyer ishte në lidhje me producentin e serialit, Rulli ishte në një marrëdhënie me aktoren Aracely Arambula. Kjo e fundit nuk dëshironte që Sebastian të punonte me Angeliquen. Disa nga thashethemet e asaj kohe thonin se bashkëpunimi i Boyer dhe Rulli në serialit “Lo que la vida me robo” ishte arsye e ndarjes nga Arambula në vitin 2013.

Sebastian1

4. Dy aktorët e njohur fillimisht e mohonin lidhjen e tyre. Çdo gjë u bë publike vetëm në vitin 2014 nëpërmjet një postimi në Twitter. Ata gjithashtu kaluan së bashku pushimet e atij viti.

aq6

5. Tashmë çifti është më se i lumtur kur punon së bashku. Projekti i tyre më i fundit ishte “Tre Anat”, një serial që mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në 19:30 në 3Plus.

aq6