Protagonistët e serialit ‘Tre Anat’ flasin hapur: Martesa? Nuk është prioriteti ynë!

Tre Anat

treanas

Angelique Boyer dhe Sebasian Rulli janë një ndër çiftet më të pëlqyera dhe më të qëndrueshme. Dyshja e aktorëve janë njohur pikërisht në setin e xhirimeve si dhe janë personazhe kryesore tek seriali “Tre Anat” të cilin e ndiqni në Tring.

cifti anat

Që nga momenti kur lidhja e tyre u bë publike, pyetjet dhe aludimet rreth një martese kanë qenë të pandashme nga përditshmëria e tyre. Por, siç duket, kjo gjë nuk është në planet e afërta të çiftit.

angelique

Aktorët të cilët para pak ditësh festuan 5 vjetorin e lidhjes së tyre, me dedikime plot dashuri, kanë zbuluar se nuk e kanë menduar të martohen. “E vërteta është që nuk e kemi menduar fare. NUk është prioriteti ynë. Ne besojmë në qëndrimin së bashku sepse ashtu e dëshirojmë çdo ditë dhe jo sepse kemi firmosur një letër. Ajo nuk na jep sigurinë që në të ardhmen do jemi akoma bashkë. E vetmja siguri që kemi, është se duhemi dhe duam të jemi bashkë. Kemi gjetur balancën perfekte mes jetës profesionale dhe asaj personale,” është shprehur aktorja.