Angelique Boyer dhe Sebasatian Rulli janë bërë të njohur në Shqipëri nga rolet e tyre në telenovelat meksikane. Dashuria e tyre ka lindur gjatë bashkëpunimeve si aktorë dhe ende ata vazhdojnë ta duan njëri-tjetrin njësoj si ditën e parë. Ditën e sotme dy aktorët festojnë 4-vjetorin e lidhjes dhe sigurisht që nuk mund të mos e kujtonin këtë ditë speciale. Sebastian ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi ku shihet pranë Angelique.
“Sot bëhen 4 vite përkrah teje. Më ke bërë të ngjitem në qiell pa i hequr këmbët nga toka. Sepse dashuria jonë vazhdon të jetë liria për të fluturar. Bashkë përgjithmonë. Të dua”, – ka shkruar aktori krahas fotos. Kujtojmë se ndër telenovelat e tyre më të suksesshme është “3 Anat”, në të cilën të dy kishin rol protagonistë.