Serkan Cayoglu, i ftuar në “C’e posta per te” dhuron emocione të forta për të gjithë publikun Italian!

Stina e qershive

iojjoijiiko

I njohur si Ajazi i “Stinës së qershive”, tashmë aktori turk Serkan Cayoglu po njihet gjërësisht edhe në Itali. Javën e kaluar ai ishte i ftuari i Maria de Fillippit në programin “C’e posta per te”.
Arsyeja pse Serkan ishte i ftuar erdhi pas kërkesës së Mateos. Mateo dhe Sara, një çift i ri në moshë ishin njohur në Facebook dhe mes sakrificash ata ja kishin dalë të ishin bashkë dhe të sillnin në jetë djalin e tyre. Megjithatë, një ngjarje e papritur shëndetsore e kishte detyruar Mateon të mos shkonte më në punë dhe të shmangte çdo sforcim fizik. Ai kishte shkruar një letër në programin e Maria de Filippit për të surprizuar gruan e tij, ku ndër të tjera pjesë e surprizës ishte edhe prezenca e aktorit Serkan Cayoglu.
Ishte aktori turk, ai i cili edhe një herë dha bekimin e tij për këtë çift dhe u shpreh se ata janë shembulli perfekt që tregon se dashuria është gjithçka në jetë. Gjithashtu, “Ajazi”, siç i gjithë publiku e njeh, ka dhuruar një sasi parash për Mateon dhe Saren dhe për të gjithë publikun një kërcim me gjyshen e Sarës.